Chelsea nën sanksione, Azpilicueta rinovon papritur kontratën!
Cezar Azpilicueta konsiderohej si goditja e radhës e Barcelonës në merkato për sezonin e ardhshëm duke qenë se mbrojtësi spanjoll ishte në fund të kontratës me Chelsean.
Këta të fundit kanë probleme për shkak të Abramovich dhe çdo veprim financiar, rinovim, blerje shitje lojtarësh është e bllokuar me vendim nga qeveria britanike.
Por sot në mënyrë surprizë vjen dhe lajmi zyrtar për të ardhmen e kapitenit të londinezëve.
Siç mësohet, Cezar Azpilicueta ka zgjatur edhe për një sezon kontratën me klubin, një lëvizje që shmang aktet ligjore që ka vendosur qeveria britanike.
Në fakt, Azpilicueta ka patur në kontratë një opsion që në rast të plotësimit të një numri të caktuar të ndeshjeve, kontrata e tij rinovohet automatukisht edhe për një sezon dhe kështu ka ndodhur.
Asnjë impakt nuk ka ky zyrtarizim ndaj dhe sanksionet janë shmangur totalisht në këtë rast. Mbrojtësi spanjoll ka luajtur 35 ndeshje deri tani në këtë sezon dhe me arritjen e 30 ndeshjeve, kontrata do të zgjatej automatikisht pa nevojën e bisedimeve dhe ofertave siç ka ndodhur konkretisht.
Xavi Hernandez duhet të gjejë një opsion tjetër tani për mbrojtjen./Ora News/.
