Pirja e kafesë mund të mbrojë zemrën tuaj dhe t'ju ndihmojë të jetoni më gjatë
Një studim i ri përmbys të gjitha ato që thuhen për konsumin e kafes. Pirja e saj mund ta mbrojë zemrën tuaj në vend që ta përkeqësojë atë.
Pirja e 2 – 3 filxhanëve me kafe në ditë shoqërohet me një reduktim nga 10% deri në 15 % të rrezikut për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës, apo problemet ritmike ose vdekja e hershme për çfarëdo arsyeje thuhet në konkluzionet e hulumtimeve që do të prezantohen në Sesionin Shkencor të 71-të vjetor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë në data 2-3 Prill.
Studimi u fokusua në më shumë se 382,500 të rritur që nuk kishin sëmundje të zemrës dhe ishin mesatarisht në moshën 57 vjeç. Ndërsa nga të rriturit me aritmi, marrja e kafesë veçanërisht një filxhan në ditë u shoqërua me një rrezik më të vogël të vdekjes së parakohshme.
Studimi shqyrtoi dhe marrëdhëniet midis llojeve të ndryshme të kafesë të bluar me kafeinë, apo pa kafeinë. Rezultatet e këtij studimi ishin se pirja e një deri në pesë filxhanë kafe të bluar në ditë lidhej me rrezik më të ulët për të pasur aritmi, sëmundje të zemrës ose goditje në tru.
E ndërsa pirja e dy deri në tre filxhanëve të çdo lloj kafeje çdo ditë lidhej me një rrezik akoma më të ulët të vdekjes së hershme ose nga sëmundjet e zemrës. Në një studim tjetër morën pjesë edhe ata që kishin tashmë aritmi ose një lloj sëmundjeje kardiovaskulare.
Për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare, asnjë nivel i marrjes së kafesë nuk është gjetur të jetë i lidhur me zhvillimin e aritmisë.
Nga të rriturit me aritmi, marrja e kafesë veçanërisht një filxhan në ditë u shoqërua me një rrezik më të vogël të vdekjes së parakohshme. “Studimi ynë tregon se marrja e rregullt e kafesë është e sigurt dhe mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme për njerëzit me sëmundje të zemrës" tha Dr. Peter M. Kistler, autori kryesor i studimit në një deklaratë, cituar nga CNN.
Përsa u përket analizave studiuesit kontrolluan ushtrimet, alkoolin, duhanin, diabetin dhe presionin e lartë të gjakut, pasi këta faktorë mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe jetëgjatësinë.

