“Ai di ku qarkullojnë lekët “, ja për kë e kishte moderatorja Roza Lati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2022, 21:06
Japo me profesion bankier, por me talent repist qenë ftuar në fundmi në studion e W Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati.
Kjo e fundit në prezantimin që i bëri tha se ai e di se ku qarkullojnë lekët, ndërsa e ka pyetur edhe për krizën në Austri, duke qenë se ai punon me profesion bankier.
Roza Lati: E veçanta e tij është se ai është bankier, ai i di ku qarkullojnë lekët, ndërsa ne dimë se ku shkon fama dhe si bëhet fama. Më trego pak për Austrinë, a ka rënë krizë andej?
Japo: Ka rënë krizë si në të gjithë botën.
Roza Lati: Me naftën si jeni andej
Japo: Nafta është e shtrenjtë, por prapë nuk ecim në këmbë.
