Shtëpia e saj u bombardua nga forcat ruse, vdes atletja 10-vjeçare në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2022, 22:31
Kateryna Dyachenko, atletja ukrainase 10-vjeçare, ka ndërruar jetë pasi shtëpia e saj u bombardua nga forcat ruse në Mariupol.
Lajmin për vdekjen e së miturës e ka bërë me dije trajnerja e saj Anastasia Meshchanenkova në një postim në Instagram.
Rusia pushtoi Ukrainën mëngjesin e 24 shkurtit, e si pasojë dhjetëra persona kanë vdekur, qindra janë plagosur e mbi tre milionë të tjerë janë larguar.
