"Fenomeni Albright do vazhdojë të frymëzojë gjenerata liderësh që ngrihen mbi vlera dhe parime"

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta  të Albright.

Në një postim në facebook, ajo shkruan se botës prej sot do t'i mungojë kontributi i Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, mike e madhe e Shqiptarëve dhe model i forcës së gruas në drejtim.

Kryemadhi shprehet se emri i saj ka një vend të veçantë në historinë e marrëdhënieve mes dy popujve tanë, duke kulmuar me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për të cilin kombi shqiptar do ti jetë përjetë mirënjohës.

Kryetarja e LSI-së nënvizon se impakti i fenomenit Albright do të vazhdojë si deri më sot, të frymëzojë gjenerata liderësh që ngrihen mbi vlera dhe parime.