Macron i vendosur të vazhdojë dialogun me Rusinë për t'i dhënë fund luftës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se ishte i gatshëm të vazhdonte dialogun me Moskën dhe homologun e tij rus Vladimir Putin, me synimin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

"Ka pasiguri," tha Macron për rrjetin televiziv M6, duke iu referuar mundësisë që Rusia të përdorë armë "të papranueshme" ose të nisë një sulm ndaj vendeve të tjera fqinje.

Duke folur për samitet e ardhshme mes liderëve perëndimorë në Bruksel, Emmanuel Macron tha:

"Ne, francezët dhe evropianët, do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i dhënë fund kësaj lufte pa u përfshirë në të".