Berisha: Albright mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka vlerësuar kontributin e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në çlirimin e Kosovës.
Berisha thotë se ajo mbeti deri në fund një avokate e shkëlqyer e Kosovës.
"Nderim dhe mirenjohje per miken e shquar te kombit tone, Madeleine Albright! Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli syte pergjithmone. Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here Shqiperine dhe Kosoven. Une kam patur rastin qe ta pres ate ne Tirane si ambasadore e SHBA ne OKB. Ne krye te diplomacise se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u be promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances se Atllantikut te Veriut per çlirimin e dy milione shqiptareve ne Kosove. Ajo mbeti deri ne fund te jetes nje avokate e shkelqyer e Kosoves. Me kete rast duke u perulur me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle para kujtimit te ndritur te Sekretares Albright i lutem Zotit qe shpirti i saj i mire te gjeje paqen e metituar. Amin!"
Albright vdiq të mërkurën, në moshën 84-vjeçare. Albright ka qenë në Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.
