Vuçiç anulon prezencën në tre tubime zgjedhore: Serbia është në situatë shumë të rëndë

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka anuluar tubimet e sotme parazgjedhore duke thënë se Serbia ndodhet në një situatë të rëndë.

“Kjo është një situatë shumë e rëndë për vendin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohia”, citohet të ketë thënë Vuçiç në këtë mbledhje, sipas një burimi të gazetës serbe, Blic.

Mediat e huaja, shkruan se Vuçiç pritet të takohet sot me zyrtarë të Listës Serbe, të cilët nga Kosova do të shkojnë në Beograd.

Këto zhvillime në  Serbi vijnë pasi nga Bashkimi Europian thanë se Kosova e ka refuzuar propozimin e shteteve të Quintit për formën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe të 3 prillit edhe në Kosovë.