Imazhet satelitore të ndërtesave të dëmtuara në Mariupol dhe Irpin

Fotot satelitore nga Maxar Technologies tregojnë ndërtesa të dëmtuara nga sulmet ruse në qytetet ukrainase të Mariupolit dhe Irpinit.

Trupat e Putinit tashmë janë akuzuar se kanë shkaktuar një katastrofë humanitare në Mariupol, ku rreth 350,000 njerëz janë të bllokuar pa ujë dhe energji elektrike.

Qyteti është sulmuar në mënyrë të pamëshirshme, me më shumë se 2,000 njerëz të vrarë, sipas zyrtarëve lokalë.

Fotot satelitore nga Maxar Technologies tregojnë artilerinë ruse të vendosur në verilindje të Mariupol pranë Talakivka.

Ndërkohë teatri i Mariupol dhe zona përreth është plot me ndërtesa të djegura nga bombardimet e vazhdueshme të artilerisë ruse.

Shumë ndërtesa banimi janë shkatërruar plotësisht tashmë ndërsa pas janë lënë vetëm rrënoja dhe inerte. 

Në rrugët e Mariupolit tashmë shihet tanke dhe mjete të blinduara ruse të cilët kanë marrë në dorë prej javësh qytetit ukrainas.

Imazhet satelitore të ndërtesave të dëmtuara në

Imazhet satelitore të ndërtesave të dëmtuara në

Imazhet satelitore të ndërtesave të dëmtuara në

Imazhet satelitore të ndërtesave të dëmtuara në