Arrestohet babai i Capital T, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dyshohet se dhunoi zyrtarin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia. Mediat në Kosovë raportojnë se shkak i arrestimit të tij ishte dhunimi që ka kryer ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
Vetë Agim Ademi, i cili është edhe babai i reperit të njohur Capital T, ka mohuar sulmin fizik duke thënë se ishte vetëm një debat.
Ndërkohë nga ana tjetër Govaru është shprehur se nuk ishte vetëm debat, ndërsa ka shtuar se sulmi duhej të ishte denoncuar në polici.
“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rrah me dikë. Me tregu drejtën nuk kanë qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dashur me e denoncuar në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka gërric. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, - ka thënë ai sipas mediave të Kosovës.
