Vuçiç: Disa në Perëndim duan që 4 anëtarë të BE-së e NATO-s ta njohin Kosovën, kërkesë jo reale
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se disa lidera në Perëndim duan që katër shtete anëtare të BE-së që janë edhe anëtarë të NATO-s, të njohin të Kosovë për ta futur në NATO.
Ai bëri me dije se kjo tashmë është konfirmuar nga një deklaratë e ish-zëdhënësit të NATO-s, Jamie Shea.
Duke komentuar një deklaratë nga Shea se vetëm katër vende të tjera anëtare të NATO-s - Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Greqia - duhej të pajtoheshin që Prishtina t'i bashkohej aleancës, Vuçiç tha se nuk mendonte se një rezultat i tillë ishte do të ishte real në këtë kohë.
“Kjo është ideja e tyre, por nuk mendoj se është reale tani, ata nuk kanë nevojë për Serbinë si kundërshtar sepse nuk kanë nevojë për ndonjë problem diku tjetër. Por ideja ekziston.” tha ai.
Po ashtu, presidenti serb shtoi as SHBA-të dhe as evropianët nuk e mbështesin plotësisht këtë gjë, sepse ata e perceptojnë NATO-n më shumë si një aleancë sigurie, dhe jo si një instrument presioni politik.
