Pas Obamës e ka radhën kryeministri grek, Mitsotakis pozitiv për Covid: Do punoj nga shtëpia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 11:39
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka rezultuar pozitiv për Covid 19.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një videoje në Instagram. “Në testin e shpejtë të përditshëm që bëra sot në zyrë, dola pozitiv për Covid19. Rrjedhimisht do të jem i izoluar në shtëpinë time dhe do të punoj që andej. Unë dua që ju të mbani mend se vaksinimi i trefishtë ofron mbrojtjen më të mirë të mundshme kundër sëmundjeve të rënda.Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë dhe shumë shpejt do të jem sërish në zyrë”, thotë ai.
Ndërkohë një ditë më parë ishte ish-presidenti Barac Obama që rezultoi pozitivpër koronavirus.
Ai zbuloi se bashkë me bashkëshorten, e cila rezultoi negative, kishin marrë dozën përforcuese përveç dy vaksinave bazë.
View this post on Instagram
