Daçiç: Me sanksione kundër Rusisë, Serbia do ta dëmtonte veten
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se sikur Serbia t’i vendoste sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, ajo “nuk do ta dëmtonte Moskën, por interesat e veta”.
Daçiç tha se Rusia po ndihmon në “mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”, sepse, sipas tij, ajo nuk po e lejon Kosovën që të “kalojë” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Rusia është i vetmi vend që do të vendosë veto ndaj njohjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit, ndërsa vendet perëndimore nuk do ta tërheqin njohjen, por do të vazhdojnë ta shtyjnë tutje. A ia vlen që ne t’i vendosim sanksione Rusisë? Me to nuk do ta dëmtonim Rusinë, por veten”, tha Daçiç për Televizionin Prva të Serbisë.
"Ne i jemi përjetësisht mirënjohës Rusisë që ngriti zërin kundër rezolutës së Srebrenicës në vitin 2015. Rusia është i vetmi vend që do të vërë veton ndaj njohjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit, ndërsa vendet perëndimore nuk do ta tërheqin njohjen, por do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. A ia vlen të vendosen sanksione ndaj Rusisë? Ne nuk do ta dëmtojmë Rusinë," tha Daçiç për TV Prva.
Ai tha se në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka marrë përsipër që gradualisht ta harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në, por shtoi se Beogradi “do të harmonizohet menjëherë” nëse bëhet nesër anëtar i BE-së.
“Është e gabuar të thuhet se dikush është në anën e Rusisë, unë jam në anën e Serbisë, por kushdo që mbron sanksione kundër Rusisë është kundër interesave serbe”, tha Daçiç.
