Covid-19 në vend: 75 raste të reja, asnjë vdekje dhe 45 pacientë në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 1187 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 75 qytetarë.
Janë 1153 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.
Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,776 që nga fillimi i epidemisë.
Të infektuarit janë në këto bashki:
36 në Tiranë, 8 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Delvinë, Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Pukë, Gjirokastër, Korçë, Devoll, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Elbasan, Gramsh.
Statistika (09 Mars 2022)
Raste të reja ditore 75
Të shëruar në 24 orë 104
Të shtruar në spitale 45
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1187
Testime totale 1,755,947
Raste pozitive 272,412
Raste të shëruara 267,776
Raste Aktive 1153
Humbje jete 3,483
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 333
Fier 203
Lezhë 185
Kukës 94
Shkodër 83
Elbasan 77
Vlorë 59
Gjirokastër 24
Korçë 38
Berat 30
Durrës 23
Dibër 4

