Zelensky thirrje nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky u bëri thirrje nënave ruse në një video të premten, duke u kërkuar atyre që të mos i dërgojnë në fushën e betejës dhe të ushtrojnë vigjilencë për vendndodhjen e tyre.

Në një lutje, ai tha: "Dua t'ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj".

Ai u bëri thirrje atyre që të mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje ose në kushte jo luftarake, dhe u kërkoi atyre të veprojnë menjëherë nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Fjalimi vjen pasi Rusia pranoi për herë të parë të mërkurën praninë e rekrutëve në radhët e forcave të saj në Ukrainë - shumë prej të cilëve nuk ishin të trajnuar për betejë - dhe njoftoi se një numër prej tyre ishin zënë rob.