Kroacia kritikon NATO-n pas rrëzimit të dronit të epokës sovjetike: Reagoi me vonesë!

Zyrtarët kroatë kritikuan sot NATO-n pasi thonë se pat i një një reagim të ngadaltë pas rrëzimit të një droni ushtarak që u përplas në një fushë pranë një konvikti studentor në kryeqytetin kroat, raporton Associated Press.

Droni zbulues i epokës sovjetike Tu-141 "Strizh" fluturoi nga zona e luftës e Ukrainës përmes hapësirës ajrore të tre vendeve anëtare të NATO-s - Rumanisë, Hungarisë dhe Kroacisë - përpara se të rrëzohej në kryeqytetin e Zagrebit, duke dëmtuar rreth 40 makina të parkuara. Askush nuk u lëndua.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina e kanë mohuar lëshimin e dronit, por ekspertët ushtarakë thonë se Ukraina është operatori i vetëm aktual i njohur i Tu-141.

NATO, e cila ekziston  për të ndihmuar në mbrojtjen e shteteve anëtare nga ngjarje të papritura si kjo, tha se mbrojtja e integruar ajrore dhe raketore e aleancës kishte gjurmuar rrugën e fluturimit të dronit.

Por Andrej Plenkoviç, kryeministri kroat, tha se NATO reagoi vetëm pasi u bënë pyetje nga gazetarët.

“Ne nuk mund ta tolerojmë këtë situatë dhe as nuk duhej të ndodhte ndonjëherë,” tha Plenković teksa vizitoi vendin e rrëzimit.

"Ky ishte një kërcënim i pastër dhe i qartë dhe NATO dhe BE duhet të kishin reaguar," tha ai, shkruan The Guardian. 

“Ne do të punojmë për të rritur gatishmërinë jo vetëm tonën por edhe të të tjerëve. "