Ukraina akuzon Rusinë për pengimin e evakuimit të banorëve në Mariupol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 08:28
Qeveria ukrainase thotë se sulmet ruse kanë penguar njerëzit të arratisen sërish nga qyteti port i jugit, Mariupol.
Kushtet në qytet po bëhen gjithnjë e më të dëshpëruara pohon ajo.
Autoritetet kanë thënë se më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Mariupol dhe ata që kanë mbetur përballen me temperatura të ulëta.
Qyteti aktualisht ka pak energji dhe pak ushqim e ujë.
Në fjalimin e tij të fundit me video, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi Rusinë për bllokimin e njerëzve në qytet dhe refuzimin për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare të nevojshme.
Zelensky shtoi se pak evakuime ishin bërë nga katër qytete kyçe ditët e fundit për shkak të breshërisë së vazhdueshme të artilerisë ruse.


