Forcat ruse hedhin bombardime të forta në qytetin jugor të Mykolaiv

Bombardime të forta nga forcat ruse kanë janë hehdur rreth qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, mbrëmjen e së premtes.

Videot e mediave sociale treguan zjarre në zonë dhe Vitaliy Kim, kreu i Administratës së Rajonit Mykolaiv, tha se kishte sulme aktive pranë Guryivka, në veri të qytetit.

"Ne po përpiqemi t'i shtyjmë ata më tej," tha Kim në kanalin e tij Telegram.

Në një seri mesazhesh, Kim tha se bombardimi përbënte të shtëna pa dallim në objektiva civile, duke përfshirë një kafene dhe një bllok apartamentesh.