Pamjet filmike: Rrëmbehet kryebashkiaku i rajonit të Melitopolit në Ukrainë
Mësohet se trupat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit juglindor të Ukrainës, Melitopol.
Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke përfshirë edhe gazetën opozitare bjelloruse, NEXTA, është pretenduar se tregon Ivan Federov duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet.
Nga kontrollet e BBC-së, pamjet duket se janë një regjistrim kamere sigurie që shihte nga shatërvani në Sheshin e Fitores, pranë Harkut të Çlirimtarëve në qendër të qytetit të Melitopol.
Megjithatë, BBC tha se nuk mund të verifikojë nëse individi i paraqitur është Federov.
Më herët, këshilltari i Ministrisë së Brendshme Anton Herashchenko tha se Fedorov ishte rrëmbyer nga një “qendër krize” në qytet me një qese plastike mbi kokë.
Rusia nuk i ka komentuar ende akuzat, të cilat ministria e jashtme e Ukrainës i ka përshkruar si krim lufte.
The mayor of #Melitopol Ivan Fedorov was kidnapped, said Anton Gerashchenko
— NEXTA (@nexta_tv) March 11, 2022
According to him, Fyodorov refused to cooperate with the Russian military occupying the city. He was detained at the city crisis center, where he was in charge of the city's life support. pic.twitter.com/mCzfCzDWzQ
