Bombardohet nga rusët, zjarrfikësit në luftë me flakët në magazinën në Kiev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 07:48
Një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit mori flakë të shtunën si pasojë e granatimeve, sipas një postimi nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES).
Granatimet ndodhën në orën 3:40 të mëngjesit (01:40 GMT) të së shtunës, thanë ata.
Imazhet e publikuara nga SES treguan punonjësit e urgjencës që po vraponin për të shuar flakët masive në atë që dukej të ishte një magazinë njëkatëshe, ndërsa shtëllungat e larta të tymit ngriheshin nga flakët.
SES tha se zjarri ishte lokalizuar në orën 07:54 dhe se zjarrfikësit po punonin ende për shuarjen e flakëve.
Deri më tani nuk raportohet për viktima.
