Harris: Angazhimi i NATO-s është i  hekurt për të mbrojtur shtetet anëtare

Zëvendës presidentja e SHBA Kamala Harris e quajti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur anëtarët e NATO-s si të hekurt në komentet përgjatë skajit lindor të aleancës.

"Ne e marrim shumë seriozisht rolin tonë dhe marrëdhëniet që kemi brenda aleancës së NATO-s," tha Harris në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rumun Klaus Iohannis.

"Ne e marrim seriozisht dhe jemi të përgatitur të veprojmë sipas fjalëve që themi kur pohojmë se një sulm kundër njërit prej nesh është një sulm kundër të gjithëve."

"Presidenti Joe Biden thotë: Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”.

Harris tha se përgjigjja ndaj pushtimit rus të Ukrainës do të thotë riafirmim i angazhimit të NATO-s.

“Ne jemi të qartë se puna që duhet bërë në përgjigje të luftës së Putinit përfshin qëndrimin e fortë brenda aleancës për të mbështetur nevojat e partnerëve tanë”, tha ajo.

Harris përshëndeti mbështetjen e Rumanisë për refugjatët ukrainas, duke thënë se nevojat humanitare janë të rëndësishme dhe të menjëhershme.

Ajo tha se SHBA do të angazhonte më shumë fonde për të ndihmuar në zbutjen e krizës humanitare në Evropë.