Ukraina i përgjigjet Rusisë për armëpushim e përkohshëm: Është e vështirë t'i besosh pushtuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2022, 23:00
Në një përgjigje të shkurtër ndaj njoftimit rus, Forcat e Armatosura të Ukrainës theksuan se pala ruse shpall një “armëpushim” për hapjen e korridoreve humanitare nesër, më 9 mars, nga ora 9:00 e mëngjesit në Kiev.
Në një postim në Telegram, Forcat e Armatosura thanë se Rusia do të kërkojë që Ukraina të bjerë dakord për rrugët dhe orët e hapjes së korridoreve humanitare dhe të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të huaja, OKB-së, OSBE-së dhe Kryqit të Kuq deri në orën 02:00 në Kiev të datës 9 mars.
Ndërkohë në këtë postim gjithashtu shtohet nga pala ukrainase se është e vështirë t’i besosh okupatorit”.

