SHBA refuzon ofertën e Polonisë për t’ia dhënë aeroplanët MiG-29 për Ukrainën

Pentagoni refuzon ofertën e Polonisë për të transferuar aeroplanët luftarakë MiG-29, të prodhuar nga Rusia, në bazën amerikane në Gjermani, si mënyrë për të forcuar forcën ajrore të Ukrainës.

Pentagoni e quan të papranueshme, tha të martën, 8 mars, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, citon CNN.

Pentagoni është në kontakt me qeverinë polake për këtë çështje, por propozimi i Polonisë tregon "komplekset" e transferimit të avionëve në Ukrainë, tha Kirby në deklaratë.

"Ne do të vazhdojmë të konsultohemi me Poloninë dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s për këtë çështje dhe sfidat e vështira logjistike që ajo paraqet, por ne nuk besojmë se propozimi i Polonisë është i duhuri”.

Kirby tha se ideja e paraqitur nga Polonia ishte shumë e rrezikshme, pasi SHBA dhe NATO kërkojnë të shmangin një konflikt të drejtpërdrejtë midis aleancës dhe Rusisë.

Burime të shumta thonë për CNN se administrata e Bidenit u kap në befasi nga oferta polake për t'i siguruar SHBA-së flotën e avionëve luftarakë MiG-29.

Oferta polake nuk ishte diskutuar me SHBA-në përpara se ta bëhej publike dhe zyrtarët polakë nuk e paraqitën atë as në takimin me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken kur ai ishte në Poloni.

Polonia deklaroi dje se është e gatshme të dorëzojë aeroplanët MiG-29 në bazën ajrore Ramstein në Gjermani dhe t’i vendosë ata në dispozicion në Shteteve të Bashkuara.

Ajo u ka bërë thirrje edhe vende tjera anëtare të aleancës që të veprojnë njëjtë.