Pas Putinit, Macron flet me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy: Në fokus siguria bërthamore

Presidenti francez Emmanuel Macron foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën dhe e përditësoi atë për bisedën e tij të mëparshme me presidentin rus Vladimir Putin, bën me dije Pallati Élysée.

“Presidenti i Republikës bisedoi me Presidentin Zelensky për bisedën e tij të sotme me Presidentin Putin, gjatë së cilës ky i fundit dha dakordësinë për përpjekje të përbashkëta që do të ndërmerren në bazë të rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për të garantuar sigurinëe termocentraleve bërthamore në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti francez Emmanuel Macron i shprehu shqetësimin e tij të madh për sigurinë bërthamore gjatë një telefonate me Presidentin Vladimir Putin më herët të dielën.

Në telefonatën e tij me Zelenskyy-n, Macron përsëriti domosdoshmërinë absolute për të shmangur çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës.

Sipas Élysée, u diskutua edhe për situatën humanitare dhe Macron i tha Zelenskyt se do t'i kushtojë vëmendje të madhe nevojave të Ukrainës dhe Franca do të vazhdojë të rrisë mbështetjen e saj në këtë fushë.