Shikoni videon: Banorët ikin të tmerruar nga bombardimet ruse pranë Kievit

Në Irpin, afër Kievit një nënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën nga sulmet me mortaja.

Videot e publikuara në rrjete tregojnë momentet shokuese kur banorët të tmerruar përpiqen të largohen ndërsa të tjerë raportohen të vdekur.

Civilët përpiqen të largohen nga një urë e shkatërruar nga forcat ukrainase me qëllim që të mos avancojnë më tej drejt Kievit trupat ruse.

Ushtria ndihmon civilët dhe gazetarët të largohen ndërsa ushtria ruse përparon më tej drejt Kievit.