Shifrat e frikshme: Më shumë se 1 milion ukrainas kanë kaluar vetëm në Poloni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 22:49
Më shumë se një milion refugjatë kanë kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, thonë rojet kufitare polake.
"Sot në orën 20:00 numri i njerëzve nga Ukraina në Poloni e kaloi një milion. Kjo është një milion tragjedi njerëzore," tha shërbimi i rojes kufitare në Twitter.
Më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm 10 ditë, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR).
Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, e ka quajtur atë krizën me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Harta më poshtë - bazuar në shifrat e OKB-së tregon se ku po shkojnë refugjatët që kanë ikur nga lufta në Ukrainë.


