Rusia thyen marrëveshjet e luftës

Rusia thyen çdo marrëveshje duke sulmuar civilë dhe diplomat. 3 viktima nga sulmi i autokolonës së refugjatëve ukrainas në Irpin. Sulmohet edhe Konsullata e Përgjithshme greke në Mariupol, duke lenë të vrarë të paktën 12 persona. Presidenti Putin i konfirmon homologut francez vendosmërinë për vijimin e luftës nëse Ukraina refuzon negociatat.

Edhe pse presidenti rus Vladimir Putin i garanton homologut të tij francez Macron se nuk ka ndërmend të sulmojë, në bisedën telefonike konfirmon vendosmërinë që qëllimet e tij do i arrijë ose përmes negocimit ose luftës.

Dhe sa i përket kësaj të fundit, Rusia nuk e ka kursyer përdorimin e artilerisë ushtarake si ndaj civilëve që po tentojnë të largohen nga fronti i luftës, as dhe selitë diplomatike në Ukrainw.

Në shënjestrën e sulme të së dielës të Rusisë u përfshi edhe Konsullata e Përgjithshme greke në Mariupol, duke lënë të vrarë të paktën 12 persona.

Raportohet se konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis është në gjendje të mirë dhe së bashku me stafin e tij gjenden në një strehë të sigurt.

Ndërkohë  200,000 njerëz janë të bllokuar në Mariupol, ndërkohë që ushtria e  Putinit ka avancuar ashpër drejt kryeqytetit.

Ndërkohë, invazioni rus nuk u ndal me kaq. Rusia shkeli marrëveshjen për armëpushim këtë të diel teksa bombardoi kolonën e civilëve që po largoheshin në këmbë në Irpin, duke shkaktuar të paktën 3 viktima.

Por largimi  i refugjatëve po bëhet më i vështirë, edhe për shkak se urat kryesore u hodhën në erë nga vetë ukrainasit për të penguar përparimin rus.

Që nga fillim ii luftës rreth 1.45 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit dhjetë ditë më parë.

Shumica kanë mbërritur në Poloni dhe vende të tjera fqinje të Bashkimit Evropian.