Johnson flet me Zelensky për të siguruar pajisje mbrojtëse për forcat ukrainase

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson foli me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të dielën në telefon mbi nevojën për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse për forcat ukrainase.

"Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse," tha një zëdhënës të Downing Street.

Zelensky dhe Johnson diskutuan gjithashtu përkeqësimin e situatës humanitare në vend.

Johnson theksoi se Mbretëria e Bashkuar po ofron mbështetje humanitare, si dhe vendos sanksione ekonomike ndaj Rusisë, të cilat do ta godasin në zemër makinën e luftës së Putinit.

Kjo përfshin thirrjen ndaj vendeve të tjera që të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të hequr Rusinë nga SËIFT, bëri me dije zëdhënësi.

“Udhëheqësit diskutuan kërcënimin në rritje që sulmet barbare të Rusisë paraqesin për civilët ukrainas dhe kryeministri nënvizoi vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar dështimin e Putinit.”