Zelensky telefonon Draghin: Diskutojnë për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ditën e sotme, ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin italian Mario Draghi.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Zelensky në një postim në rrjetet sociale, ku ka bërë me dije se me Draghi ka diskutuar për shqyrtimin e kërkesës për anëtarësimin sa më parë të vendit të tij në Bashkimin Europian.
Ndërkohë që kanë biseduar edhe për krimet kundër njerëzimit që ka kryer Rusia në Ukrainë.
Përmes një njoftimi në Twitter, Zelenski thekson se anëtarësi i Ukrainës në BE dhe krimet e Rusisë kundër njerëzimit kanë qenë dy pikat kryesore të bisedës.
Postimi i Zelenskyt:
Diskutova me Kryeministrin Mario Draghi kursin e përballjes së agresionit. Të informuar për krimet e Rusisë kundër civilëve, për terrorizmin bërthamor. Ngriti çështjen e mbështetjes për Ukrainën dhe shqyrtimin e aplikimit tonë për anëtarësim në BE.
Më herët Zelensky ka telefonuar presidentin e Francës Emanuel Macron dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.
