Blinken: Raporte 'shumë të besueshme' që Rusia kreu krime lufte në Ukrainë

Uashingtoni ka parë "raporte shumë të besueshme" se Rusia ka kryer krime lufte gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, veçanërisht në sulmin ndaj civilëve, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

"Ne kemi parë raporte shumë të besueshme të sulmeve të qëllimshme ndaj civilëve, të cilat do të përbënin një krim lufte," tha Blinken për CNN talk show State of the Union.

Rusia është kritikuar ashpër për sulmin e saj ndaj qyteteve të Ukrainës, në operacione që Kievi dhe qeveritë perëndimore thonë se kanë përfshirë sulme në shkolla, spitale dhe blloqe banimi.

Të enjten, forcat e Putinit sulmuan termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia , më i madhi në Evropë, duke shkaktuar frikën e një aksidenti katastrofik atomik, shkruan Al Jazeera.