Ikni menjëherë nga Rusia! Thirrja e SHBA për të gjithë amerikanët që jetojnë atje
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot udhëzime të reja ku u kërkon amerikanëve të largohen “menjëherë” nga Rusia.
Departamenti i Shtetit lëshoi të shtunën udhëzime të reja për amerikanët në Rusi, duke u kërkuar atyre që të largohen "menjëherë".
Udhëzimi i ri vjen pas atij të mërkurës së kaluar ku u kërkohej amerikanëve të konsideronin largimin nga Rusia.
Ambasada e SHBA në Moskë njoftoi gjithashtu se ambasadori Sullivan do të mbajë një takim virtual me amerikanët në Rusi këtë të mërkurë.
Gjithashtu u kërkohet të mos udhëtojnë në Rusi "për shkak të sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë, potenciali për perndjekje ndaj qytetarëve amerikanë nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse, aftësisë së kufizuar të Ambasadës për të ndihmuar qytetarët amerikanë në Rusi, COVID-19 dhe kufizimet përkatëse të hyrjes, terrorizmi, fluturimet e kufizuara brenda dhe jashtë Rusisë dhe zbatimi arbitrar i ligjit vendas. Qytetarët amerikanë duhet të largohen menjëherë nga Rusia" thuhet në njoftimin e DASH
