OKB: Më shumë se 350 civilë konfirmohen të vrarë në Ukrainë
Të paktën 351 civilë janë konfirmuar se janë vrarë në Ukrainë, tha një mision monitorues i Kombeve të Bashkuara.
Shumë nga viktimat civile ishin për shkak të armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime.
Gjithashtu viktimat janë shënuar edhe nga sulmet me raketa ajrore, zbuluan vëzhguesit nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
“OHCHR beson se shifrat reale janë dukshëm më të larta, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht në ditët e fundit, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë vazhduar armiqësitë intensive u vonua dhe shumë raporte ishin ende në pritje të vërtetimit", shkruan Al Jazeera.
