RAI Italia: Kompania pezullon raportet e lajmeve nga Federata Ruse

Kanali televiziv publik i Italisë RAI ka njoftuar një pezullim të menjëhershëm të operacioneve të tij nga Rusia.

Vendimi vjen pasi Moska miratoi një projektligj që lejon dënimet me burg për mediet që publikojnë "informacione të rreme" për ushtrinë.

“Pas miratimit të ligjit që jep dënime të rënda për publikimin e informacionit të konsideruar fals nga autoritetet, RAI do sigurojë nga sot shërbimet gazetareske të gazetarëve dhe korrespondentëve të vet në Federatën Ruse”, thuhet në një deklaratë të kanalit.