Linja ajrore më e madhe ruse pezullon fluturimet ndërkombëtare kudo, përveç Bjellorusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2022, 15:40
Aeroflot, linja ajrore më e madhe ruse, do të pezullojë të gjitha fluturimet jashtë vendit nga 8 marsi – përveç fluturimeve për në Minsk, Bjellorusi – njoftoi të shtunën agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.
Sipas raportit, pasagjerët me bileta kthimi për në Rusi nuk do të lejohen në fluturime ndërkombëtare nga 6 marsi.
RIA Novosti citon “shfaqjen e rrethanave shtesë që pengojnë funksionimin e fluturimeve” si arsyen e anulimeve të përkohshme.
Linjat ajrore Rossiya dhe Aurora do të anulojnë gjithashtu fluturimet ndërkombëtare, shtoi raporti, raporton CNN.
