Kryebashkiaku: Kherson nuk ka më rezistencë të armatosur kundër forcave ruse
Kryetari i bashkisë së Khersonit, Ihor Kolykhaiev tha për CNN se "ne nuk kanë më shumë armë për t'i rezistuar" forcave ruse që rrethuan qytetin.
“Populli i Khersonit është i paarmatosur. Ne nuk kemi më armë për të rezistuar, për të bërë një rezistencë të armatosur,” tha ai për John Berman të CNN.
“Ne nuk kemi ushtri në qytet. Ushtria është mundur. Ushtria ukrainase duhej të tërhiqej, pasi nuk kishte armë. Ata janë tërhequr drejt Nikolaevit,” vazhdoi ai.
"Trupat ruse janë kudo," shtoi ai.
Kolykhaiev i tha Bermanit se jeta vazhdon, por të gjitha shërbimet e qytetit janë jashtë funksionit.
“Shërbimet normale janë ndalur sepse shërbimet normale nuk kanë si të funksionojnë”, tha ai.
Ai bëri edhe një apel për ndihmë humanitare, duke thënë se “prodhimi, infrastruktura kritike është pezulluar. Qyteti është pa energji dhe pa ujë.”
Kolykhaiev tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të marrë ndihma në qytet sepse e vetmja mënyrë për të marrë ndihma është nëpërmjet Krimesë nga pala ruse, shrkuan CNN.
“Pra, rusët duan të dërgojnë ndihmën e tyre humanitare, por banorët e Khersonit po e refuzojnë atë. Sepse ata janë patriotë dhe nuk duan ndihmë nga rusët. Ata kërkojnë ndihmë nga ukrainasit. Pra, ne nuk po marrim ndihmë humanitare për momentin”, tha ai.
"Kemi shumë njerëz këtu në nevojë," tha ai. "Kemi pacientë me kancer, fëmijë që kanë nevojë për mjekim. Ky mjekim aktualisht nuk po kalon tek ata.”
Kherson është një qytet i rëndësishëm strategjik me një hyrje nga Deti i Zi me një popullsi prej afro 300,000 banorësh.
