Kosova në NATO, Bekaj: Duhet edhe njohja nga 5 vendet të BE-së që nuk e kanë njohur akoma

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, politologu Armend Bekaj u shpreh se Futja e Kosovës në NATO do të ishte një lajm i mrekullueshëm.

Ai tha se edhe sot një gjë e tillë është mbështetur edhe nga presidenti turk Erdogan, por theksoi se si kusht duhet bërë njohja nga 5 vende të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Bekaj: Futja e Kosovës në NATO do të ishte një lajm i mrekullueshëm, por për momentin besoj se është në zonën hipotetike. Është e vërtetë se Erdogan tha se Kosova tashmë për Turqinë është pjesëtare e NATO-s dhe do ta ketë mbështetjen e tij. Edhe nga Kosova është një aspiratë e vazhdueshme nga të gjitha qeveritë.

Edhe ministri i mbrojtjes ka bërë thirrje për të përshpejtuar procedurat për futjen në NATO, ama janë disa procedura që duhet të plotësohen  në mënyrë të pashmangshme. Një nga ato është njohja e Kosovës si shtet nga 5 shtetet anëtare të BE-së, u 4 shtete janë në NATO. Kjo është vështirësia që haset momentalisht.