""Paç fat, Vladimir, ti je rojtari i Ortodoksisë!" Tubimi i nacionalistëve serbë në Mal të Zi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 11:44
Rreth 100 nacionalistë serbë u mblodhën para një kishe ortodokse në Mal të Zi të hënën në mbrëmje në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës dhe presidentit Vladimir Putin, citon Reuters.
"Paç fat, Vladimir, ti je rojtari i Ortodoksisë!" thërriste udhëheqësi i protestës Veselin Gjokoviç.
“Shpresojmë që ju ta ktheni Kosovën në krahët tanë”, vazhdoi ai.
Protestuesit valëvitën flamujt rusë dhe mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej "Serbët në Mal të Zi, rusët në Ukrainë". Ata brohorisnin "Rusia" dhe "Donbas" - duke iu referuar një rajoni separatist të Ukrainës të mbështetur nga Rusia - ndërsa kambanat e kishave binin në sfond në qytetin e Nikshiçit.
