Tragjedi pranë Lesbos, deti nxjerr 6 emigrantë të pajetë, në kërkim të anijes

Trafiku klandestin i emigrantëve nga Afrika drejt Mesdheut  sjell një tjetër tragjedi. Një anije u mbyt në ujërat greke dhe nga raportimet e para 6 persona me ngjyre u gjetën te vdekur në ishullin Lesbos.

Një tjetër tragjedi në ujërat pranë ishullit grek Lesbos si pasojë e mbytjes së anijes me emigrantë klandestinë.

Mëngjesin e së martës, 6 persona me ngjyrë u gjetën të pajetë, 4 në det dhe 2 në breg. Mediat vendase raportojne se viktimat janë tre burra dhe tre gra me origjinë afrikane, ndërsa ngjarja mbetet ende mister.

Trupat e zbuluan nga kalimtarët, të cilët njoftuan autoritetet për tragjedinë. 

Tragjedi pranë Lesbos, deti nxjerr 6 emigrantë të pajetë,

Në një deklaratë për mediat vendase, Roja Bregdetare bën me dije se emigrantët e vdekur nuk ishin të veshur me jelek shpëtimi dhe se trupat u dërguan në spitalin më të afërt për autopsi. 

Tashmë është duke u zhvilluar një operacion i gjerë i Rojes Bregdetare nga toka dhe deti për të gjetur të mbijetuar apo të vdekur të tjerë te mundshëm, si dhe varkën në të cilën ndodheshin emigrantët. 

Nuk janë zbardhur ende rrethanat e aksidentit, pasi askush në mjetin lundrues  nuk ka dhënë alarmin për rrezikun e mbytjes.

Tragjedi të tilla janë të shpeshta në ujërat greke, turke apo italiane, pasi emigrantët nga Afrika dhe  nga zonat e konfliktit, kanë përdorur dhe përdorin këtë korridor udhëtimi me destinacion vendet europiane. 

Tragjedi pranë Lesbos, deti nxjerr 6 emigrantë të pajetë,