Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë, por e mbështet integritetin e Ukrainës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke prezantuar përfundimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, që u mblodh sot lidhur me luftën në Ukrainë. Ai tha se Serbia tash për tash, nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, sepse është duke "u udhëhequr me interesat tona vitale ekonomike dhe politike”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte theksoi se Serbia qëndron për paqen, respekton të drejtën ndërkombëtare dhe beson se është e gabuar të cenohet integriteti territorial i çdo vendi, përfshirë Ukrainën, por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, sepse do mbron interesat e saj.
Ai tha se Serbia respekton normat e së drejtës ndërkombëtare dhe se kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur vendin, por edhe i kupton mirë nevojat e tij.
“Udhëheqja e Serbisë, ajo ka interesat e saj jetike, kombëtare dhe shtetërore, por respekton edhe miqësitë tradicionale, nuk harron atë që ndodhi në 1999 dhe 2015.” – theksoi Vuçiç.
Pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiç përcolli konkluzionet në të cilat thekson se Serbia e bazon politikën e saj në të drejtën ndërkombëtare dhe ofron mbështetje të plotë për integritetin territorial të Ukrainës.
“Ne respektojmë të drejtën ndërkombëtare, por ruajmë miqësi.”
Presidenti u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar në anën e vendit të tyre - Serbisë, sa i përket situatës aktuale në botë.
Presidenti i Serbisë tha se ka biseduar me patriarkun Porfir dhe e ka njoftuar me konkluzionet që Serbia ka bërë në lidhje me situatën në Ukrainë.

