Reperi Il Ghost tregon në Why?Not pse ka zgjedhur këtë emër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 21:07
Reperi i talentuar Il Ghost ishte i ftuar për herë të parë ekskluzivisht në studion e Why?Not në RTV Ora. Një artisti i cili talentin e tij ka vendosur ta shpalosë në Itali, rrëfeu për moderatoren Roza Lati se pse ka vendosur të quhet Il Ghost.
Il Ghost: Këtë emër ma kanë lënë shokët kur kam qenë më i vogël. Tani është bërë bota që fëmija i vogël 8-9 vjeç ka telefon, edhe unë në atë moshë prej 8 vjeç deri në 19 vjeç nuk kam mbajtur telefon. Kam pasur këngë në Youtube me 50 mijë views, por nuk kam pasur as Instagram, as Facebook, as numër telefoni.
