A janë çift toksik? Kledi Hysa rrëfen të vërtetën e lidhjes së Fifit dhe ish-burrit të Adrola Dushit
Kledi Hysa, modeli i mirënjohur shqiptar i cili u bë tepër i famshëm pas pjesëmarrjes së një reality show, së fundmi ka zbuluar të vërtetën e njohjes së lidhjes së re të këngëtares Fifi dhe ish-bashkëshortit të Adrola Dushit.
Kledi dhe ky i fundit janë kushërinj dhe janë rritur bashkë, dhe Kledi u shpreh se ka qenë ai që i ka prezantuar, ashtu siç ka bërë me çdo banor tjetër të Big Brother, madje nuk e priste që gjërat mes tyre të arrinin këtu.
Këtë Kledi e zbuloi pasi u kthye nga Austria. Por çfarë mendon ai për këtë çift? A kanë komunikim të mirë apo janë çift toksik?
Ester Bylyku: Ti si familjar e aprovon këtë lidhje? Sepse ka raste që familjarët nuk e aprovojnë, mbase jo drejtpërdrejtë, por i duken çift toksik , ose që nuk shkojnë.
Kledi Hysa: Mua më pëlqen komunikimi mes tyre, dhe unë Adisin e shikoj shumë të lumtur, dhe kjo më bën mua edhe më të lumtur. Edhe Fifin e shoh të lumtur dhe për mua nuk ka gjë më të bukur.


