Ronela Hajati dhe MatoLale tregojnë prapaskenat e këngës "Gips"
Ronela Hajati dhe MatoLale kanë sjellë bashkëpunimin "Gips" i cili u bë shumë shpejt hit. Dyshja e artistëve të ftuar në Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati kanë treguar prapaskenat e realizimit të këtij bashkëpunimi.
Roza Lati: Kam dëgjuar që në xhirimet e kësaj kënge kanë ardhur dhe 2 ambulanca. Është bërë ndonjëri për serum?
Ronela Hajati: Për serum janë bërë, por kanë shkuar vetë në ambulancë.
MatoLale: Kanë ikur me këmbët e veta.
Ronela Hajati: Unë jam maniake për realizime klipesh dhe Mato ashtu është se i kam parë videot që ka, janë tepër të realizuara e me kosto të mëdha. Ky klipi na doli nga duart komplet. Kishim menduar të bënim 2-3 skena, nuk mundëm të bënim asgjë. Unë gjatë punës nuk pi kurrë dhe nuk kam dëshirë, edhe nisa në fillim ato shotsat i kisha mbushur me ujë. I thashë nuk mund t'i pi. Unë e nisa me ujë..
MatoLale: më tha mua mos i pimë të gjitha me alkool se do na dalë klipi nga shinat. Mua më kishte dalë shina (qesh). I mbushën 6 me ujë dhe vetëm kur vinte njëri me tabaka dhe kjo kujtoi se ishin uëj të gjitha e kap e pi.
Ronela Hajati: Në fund eskaloi situata. Ne ishim lule në krahasim me të tjerët atje. Ata ishin keq, filluan të qanin hallet e veta.
