"S'kena ça thojna", Il Ghost flet për Noizyn: Janë disa legjenda...

Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy është mjaft i suksesshëm me hitet e tij. Reperi Il Ghost e ka vlerësuar  për punën e tij dhe faktin që e ka çuar repin shqiptar jashtë. I ftuar në Why?Not në RTV Ora me mdoeratoren Roza Lati, Il Ghost tha se edhe qëllimi i tij është promovimi i muzikës shqiptare nëpër botë.

Il Ghost: S'kena ça thojna. Janë disa legjenda në Shqipëri që e kanë hapur edhe më shumë biznesin shqiptar. Mua më ka pëlqyer te ky që e ka idealizmin si timin, por ta çojë Shqipërinë jashtë. Ka bashkëpunuar me italianë, me anglezë, ka bashkëpunuar shumë në Evropë dhe kjo është...edhe unë e kam këtë mision që të bashkëpunoj sa më shumë me artistë të botës dhe Evropës. Vetëm ashtu besoj që muzika shqiptare mundet të përparojë më shumë.