“Dj Dagz të bëjë palestër” Kledi Hysa rrefen ç’ndodhi kur Einxhel e komplimentoi për trupin përpara Dagz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2022, 22:41
Kledi Hysa, modeli dhe aktori i mirënjohur, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku 'Glamour Zone' në Tv Ora, ku ka folur për një moment disi të sikletshëm gjatë eksperiencës së tij televizive, ku i përfshirë ka qenë Dj i suksesshëm Dagz dhe e dashura e tij Einxhel Shkira.
Ester Bylyku: Ke qenë ti dhe Dagz pranë, dhe e dashura e tij (Einxhel), ka thënë: Mua më pëlqen më shumë trupi i Kledit. Ti a je ndjerë ndopak në siklet në atë moment?
Kledi Hysa: Ai moment mbase ka qenë kur Dagz dhe Einxhel nuk kanë patur akoma pëlqim, sepse unë kam dal nga shtëpia shumë më herët nga sa nisi shkëmbimi i tyre. Por mendoj që Einxhel e ka thënë në kuptimin që: Dagz të bëjë pak sport (qesh).
