Air France pezullon fluturimet drejt Rusisë për shkak të situatës në rajon
Transportuesi kombëtar francez, "Air France" ka pezulluar shërbimet e saj për Rusinë për shkak të situatës në rajon.
"Duke marrë parasysh situatën në rajon, Air France ka vendosur të pezullojë shërbimin dhe fluturimet e saj mbi Rusi nga 27 shkurti deri në njoftimin e mëtejshëm," - tha linja ajrore në një përditësim të postuar në faqen e saj të dielën.
Të gjitha fluturimet e Air France për dhe nga Moska dhe Shën Petersburg u pezulluan nga mesnata e mëngjesit të së dielës.
Linja ajrore njoftoi gjithashtu një pezullim të përkohshëm të fluturimeve drejt Kinës, Koresë dhe Japonisë për t'i dhënë kohë linjës ajrore për të studiuar opsionet e planit të fluturimit duke shmangur hapësirën ajrore ruse.
Klientët e prekur nga masat u informuan individualisht, tha linja ajrore.

