BE-ja pranon të marrë refugjatë ukrainas për 3 vjet

Bashkimi Europian ka rënë dakord unanimisht midis të gjitha vendeve anëtare për të pranuar refugjatë ukrainas deri në tre vjet pa u kërkuar atyre që të aplikojnë fillimisht për azil, tha ministri i brendshëm gjerman informon BBC.

BE-ja ka paralajmëruar se Evropa po përballet me një krizë të madhe humanitare dhe numri i njerëzve të zhvendosur brenda vendit nga pushtimi i Rusisë mund të jetë më i lartë se shtatë milionë.

"Ne jemi dëshmitarë të asaj që mund të bëhet kriza më e madhe humanitare në kontinentin tonë evropian në shumë e shumë vite," tha në një konferencë shtypi Janez Lenarcic, komisioneri për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave.

"Aktualisht presim zhvendosjen e mbi 7 milionë njerëzve"  tha ai duke cituar parashikimet e OKB-së.