Kryebashkiaku Klitschko: Kiev i rrethuar totalisht, janë bllokuar rrugët e arratisjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2022, 21:03
Kryetari i bashkisë së Kievit ka folur për Associated Press dhe thotë se qyteti tani është i rrethuar nga forcat ruse.
Vitali Klitschko u pyet nëse kishte plane për evakuimin e civilëve nëse trupat ruse kapnin kryeqytetin.
"Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara," tha ai.
"Për momentin ne jemi të rrethuar."
Sulmet ajrore kanë jehuar në qytet ndërsa banorët përballen me një natë tjetër nën kërcënimin e sulmeve ajrore.
Ukraina thotë se deri tani janë vrarë 4,300 rusë në të gjithë pushtimin - por kjo shifër nuk është verifikuar informon BBC.

