Gati 6000 të arrestuar në të gjithë Rusinë pas protestave kundër luftës në Ukrainë

Autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 5,794 persona për pjesëmarrje në protesta të paligjshme kundër luftës në të gjithë vendin, që kur Kremlini urdhëroi një pushtim të Ukrainës.

Që nga ora 3 pasdite, 2,650 njerëz ishin arrestuar për protesta në 51 qytete në të gjithë vendin, raportoi OVD-Info, dhe 1,225 u arrestuan vetëm në Moskë.

Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet jo më shumë se 15 ditë para, por jo më pak se 10 ditë përpara ngjarjes.

Gjoba të rënda - dhe në disa raste edhe burg - mund të vendosen për ata që protestojnë pa leje.

Individëve u lejohet të organizojnë protesta solo, të vetme, por është raportuar edhe që njerëzit të ndalohen për veprime të tilla.

Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme.

Në deklaratë u tha gjithashtu se akuza penale mund të futeshin në të dhënat kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të lënin gjurmë në të ardhmen e personit.