Brazil, shkollat e Sambas, shfaqje për karnavalet e shtyra më 21 prill
Shkollat Samba të Rios organizuan një mini-paradë, në një pamje paraprake të asaj që do të shfaqin për karnavalet e vitit 2022. Me 70% kapacitet, karnavalet do të nisin më 21 Prill, pas shtyrjes për shkak të pandemisë Covid-19 dhe variantit omicron.
Një mini paradë e shkollave të Sambas u mbajt në Rio de Janeiro, teksa Karnavalet e përvitshme janë shtyrë për në 21 prill, një lajm i keq për industrinë e turizmit, që çdo vit pret më shumë se 2.1 milionë turistë në këtë ngjarje spektakolare.
Shkak për të dytin vit radhazi është bërë pandemia dhe variant omicron që ka detyruar reduktimin e eventit me kapacitet 70%.
Ekspertët parashikojnë që Rio dhe destinacione të tjera turistike të presin një numër më të vogël vizitorësh, kryesisht brazilianë që udhëtojnë brenda vendit.
Kjo po shton agoninë e një industrie turistike që sapo ka filluar të rimëkëmbet nga kolapsi në vitin 2020.
"Ka qenë shumë traumatike," tha Alexandre Sampaio, kreu i federatës së hoteleve dhe restoranteve, duke cituar shifra zyrtare që tregojnë se të ardhurat e industrisë së turizmit ranë 35 për qind në 2020.
Industria u rimëkëmb vetëm pjesërisht në vitin 2021, duke u rritur me rreth 20 përqind.
"Ne do të shohim disa të ardhura" nga paradat e riplanifikuara, "por nuk do t'i afrohen niveleve para pandemisë," tha Fabio Bentes, një ekonomist në Konfederatën Kombëtare të Tregtisë dhe Turizmit.
Bentes parashikon të ardhurat e javës së karnavalit një të tretën nën nivelet para pandemisë.
Industria e turizmit, e cila përbënte 7.7 për qind të ekonomisë së Brazilit para pandemisë ka humbur 94.1 miliardë dollarë në dy vitet e fundit dhe më shumë se 340,000 vende pune.

