Sekretari i NATO-s: Gatishmëria bërthamore e Putinit retorikë e rrezikshme, në mbështetje të Ukrainës

Urdhri i presidentit rus Vladimir Putin që armët bërthamore të vihen në gatishmëri të lartë, është pjesë e një “retorike të rrezikshme”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Nëse e kombinoni këtë retorikë me atë që ata po bëjnë në terren në Ukrainë, duke bërë luftë kundër një kombi të pavarur sovran, duke kryer një pushtim të plotë të Ukrainës, kjo shton seriozitetin e situatës,” vazhdoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm shtoi se kjo është arsyeja pse po i ofrohet mbështetje Ukrainës, dhe pse gjatë javëve e muajve të fundit është rritur ndjeshëm praninë e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës, SHBA-të, por edhe aleatët evropianë me më shumë trupa, më shumë anije, më shumë avionë.

Ai shtoi se ky ishte vetëm fillimi i përshtatjes që duhet të bërë si përgjigje ndaj një Rusie shumë më agresive.